VESHTRIME: Nikola Zdraveski
Pergatituni
Situata ne rajon lidhur me sektorin civil ne shtetet mund te permiresohet vetem me rrjetezimin mes organizatave qytetare dhe me veprimin e perbahsket ne projekte te medha ne rajon, te cilat per qellim do te kene perteritjen dhe zhvillimin e tij. Eshte interesante se ne Maqedoni ne periudhen e kaluar jane realizuar projekte te shumta te cilat me te vertete ndihmuan ne zhvillimin e shoqerise qytetare, edhe pse mendoj se ende jane te nevojshme aktivitete te cilat do te kontribuonin per zhvillim me te madh. Pervoja ime ne periudhen e kaluar tregon se probleme te caktuara mund t’i zgjedhim individualisht, por per disa me te vertete eshte i nevojshem veprim i perbashket ne rajon, e ne kete kontekst, si shembull do ta permend arsimin paqesor per te cilen eshte e nevojshme veprim ne gjithe rajonin, nese deshirojme rezultate me te mira. Pikerisht organizata ne te cilen punoj – Lidhja e Skauteve te Maqedonise, gjate tre viteve te kaluara realizoi projekte ne partneritet me lidhjet nacionale te skauteve nga Serbia e Mali i Zi dhe nga Bosnja e Hercegovina, ndersa i gjithe projekti ishte i mbehstetur nga ana e Lidhjes se Skauteve te Frances, Rajoni Evropian i Skauteve, financier kryesor ose donator i ketij projekti eshte Ministria e Puneve te Jashtme te Frances. Projekti i titulluar si MOBA (MOBA – dok popullor kur fqinjte me se shpeshti djemte dhe vajzat, i ndihmojne dikujt pa pagese ose me kthim te ndersjelle te puneve me te medha ne fshat) pati per qellim te kontribuoje ne zhvillimin e rajonit, duke ofruar program cilesor te drejtuar nga te rinjte, duke u mbehstetur ne pervojen e organizatave nacionale te skauteve, te cilat si organizata qytetare veprojne ne nivel lokal, nepermjet rrejtit te gjere te vullnetareve. Ne vete projektin u vendosen tre rajone te veprimit: zgjerimi i bashkepunimit dhe aktiviteteve rajonale, perforcimi i pjesemarresve ne projekt, projekte lokale, ndersa ne kuader te ketyre rajoneve u zhvilluan tre tema kyce te veprimit: edukimi paqesor, edukimi per demokracine dhe ndertimi i shoqerise qytetare dhe politika rinore. Ne kete projekt, nje numer i madh te rinjsh nga organizata e skauteve dhe nga organizata te tjera qytetare moren pjese ne nje numer te madh seminaresh dhe trajnimesh, te cilat u organizuan gjate tre viteve te fundit, ndersa te gjitha keto takime kontribuan per zhvillimin e rrjetit te perbashket dhe shkembimit te pervojave dhe ideve. Te mos harroj te permend se pikerisht MOBA financon nje numer te caktuar te projekteve lokale, ndersa nje pjese prej tyre ishin ne baze te partneritetit te organizatave pjesemarrese ne projekt. MOBA permban program per te rinjte, e cila me te vertete eshte shume e rendesishme dhe u shpenzua shume kohe per analiza per nevojat e njerezve te ri sot ne rajon, e u ofrua edhe perforcimi i organizatave. U trajnuan nje numer i mjaftueshem i vullnetareve te cilet ne te ardhmen do te duhej ta realizojne programin e dedikuar per te rinjte. Lidhja ne te ardhmen, bashke me lidhjet e lartepermendura nacionale, do te vazhdoje te jete partner ne projekte te ketilla, e vecme eshte ne plan realizimi i projektit te ngjashem, me siguri edhe ne nivel me te larte me inkuadrimin edhe te vendeve te tjera nga rajoni (Shqiperia, Bullgaria, Kroacia dhe Romania). Per veprimin e tille te organizates se skauteve ne Maqedoni dhe ne bote do te deshiroja te permend se fajtor eshte themeluesi yne lordi Robert Baden Pauel i cili e ka nisur levizjen e skauteve dhe ndoshta e ka themeluar organizaten me paqedashese ne bote, e cila ne kete moment numeron 28 milione skaute te cilet veprojne ne 216 vende. Ky zoteri me te vertete meriton respekt te madh, pasiqe numri i madh i te rinjve te cilet e ndjekin rrugen e tij, eshte deshmi per kete. Pikerisht per nder te tij, me rastin e ditelindjes se tij, me 22 shkurt cdo vit, te gjithe skautet e botes e kremtojne Diten boterore te skauteve ose sic e quajme “Dita e kujtimit”.Do te deshiroja ta perkujtoj pjesen e mesazhit te fundit nga ky njeri i madh: “Orvatuni ta lini kete bote pak me mire nga ajo qe e gjetet dhe kur do te vije radha juaj ta lini, mund ta braktisni te lumtur, me ndjenjen se ne asnje moment nuk e shpenzuat kohen tuaj, se e dhate me te miren nga ju”.
Pikerisht kjo pjese nga mesazhi i fundit i lordit Robert Baden Pauel i udheheq te gjithe skautet ne jete. Nese te gjithe pjesemarresit e drejteperdrejte ne sektorin civil dhe te gjithe ata te cilet jane pjese te tij, me te vertete te orvaten ta lene kete bote te pakten me te mire, nepermjet aktiviteteve tona, besoni se e ardhmja e te gjithe njerezve te ri do te jete me e mire dhe me e ndritshme.
Motoja e skauteve eshte “Pergatituni”. Ne skautet jemi gjithnje te gatshem, e ju?
(autori eshte sekretar i pergjithshem i Lidhjes se Skauteve te Maqedonise)
|