HAP I MADH I FEMRAVE NE ZGJEDHJET LOKALE 2005
NE VEND TE 8,4, KESHILLET KOMUNALE DO TE PUNOJNE ME 22,2 PER QIND FEMRA
Prezenca e femrave ne mjediset rurale ne keshillet eshte me e madhe dhe arrine mes 26 dhe 44 per qind, derisa ne komunat urbane kjo perqindje levize nga gjashte ne 13 per qind. Nga 84 komuna, 46 femra i kane udhehequr listat e kandidateve ose shprehur ne perqindje ky numer arrine 10,2 per qind.
Ne kater vitet e ardhshme ne tetedhjete e kater keshilla komunale ne vend do te kete 22,2 per qind gra-keshilltare. Perqindje qe tregon se femrat kane arritur sukses te madh ne zgjedhjet lokale 2005, vecanerisht nese dihet se ne mandatin e kaluar ka patur vetem 8,4 per qind keshilltare ne 124 komunat e athershme. Ne rrethin e pare eshte rizgjedhur edhe kryetarja e komunes se Osllomese, Sanie Sadiku, ndersa ne rrethin e dyte ne garen per vendin e kryetarit te komunes hyne edhe tre femra. Violeta Allarova per komunen Qender, Lefkia Gazhovska per Krusheve dhe Suzana Dimovska ne Mogille. Allarova dhe Gazhovska arriten t’i fitojne mandatet. Megjithate, edhe krahas suksesit te fenrave ne shumicen e komunave, tete komuna ne Maqedoni nuk kane asnje grua ne keshillat e tyre. Keto jane komunat Zelenikove, Novaci, Ceshinove, Makedonski Brod, Cashka, Konce, Mavrove-Rostushe dhe Plasnice. Ne komunat tjera numri i femrave levize nga gjashte deri me 50 per qind, me qe ne mjediset rurale prezenca e femrave ne keshillet eshte me i madh dhe arrin mes 26 dhe 44 per qind, derisa ne komunat urbane kjo perqindje levize nga gjashte deri me 13 per qind. Nga 84 komuna, 46 femra i kane udhehequr listat e kandidateve ose shprehur ne perqindje ky numer arrin 10,2 per qind. Dhe ajo qe eshte me pak e rendesishme kur behet fjale per mjedisin multuetnik sic eshte Maqedonia, per bartesit e listave jane propozuar gra nga nacionalitete te ndryshme.
Keto zgjedhje lokale do te mbahen mend edhe nga ajo qe komisionit komunal ne Plasnice iu more mandati pasiqe ne listat e kandidateve nuk kishte asnje femer, me cka u shkel neni 22 nga Ligji per zgjedhje lokale, me te cilen eshte garantuar prezenca e me pak se 30 per qind nga dy gjinite ne listat e kandidateve.
Fakt eshte se keto zgjedhje lokale ishin me rendesi te madhe per Maqedonine, sepse pikerisht keta te zgjedhur ne kete mandat do te duhet te zbatojne decentralizimin, me te cilin komunat fitojne ingerenca me te medha, por edhe pergjegjesi me te madhe.
“Kur behet fjale per suksesin e grave ne zgjedhjet lokale 2005 nuk flitet vetem per progresin ose renien, por flitet per proceset te cilat do te ndodhin dhe nuk kane te bejne me grate, por me shoqerine ne pergjithesi. Cilesia e jeteses ne mase te madhe varet nga vendime te ndryshme per problemet, ndersa grate si pjese nga keto probleme kane ofruar edhe zgjidhje. Vendi i vertete per zgjidhjen e problemeve dhe sugjerimi i zgjidhjeve jane vendet e vendosjes si ne nivel lokal ashtu edhe ne nacional”, thote Daniela Dimitrievska, drejtore ekzekutive e Zyres se Lbit maqedonas te grave.
Pse eshte e rendesishme te kete me shume gra ne strukturat e vendosjes ne te gjitha nivelet?
“Numri i grave eshte i rendesishem per shume shkaqe. Qe te plotesohet parimi i perfaqesimit, do te thote secili te marre pjese ne vendimet sa eshte edhe shfrytezues i tyre, me pjesemarrje me te madhe te grave ne keshillat e komunave ka mundesi qe te jepet menyre tjeter e zgjidhjeve ne pajtim me pervojat jetesore dhe nevojat, ndersa e dime se meshkujt dhe grate kane pervoja te ndryshme dhe nevoja te ndryshme. Megjithate, numrat poashtu mund te krijojne modele te cilat do te inspirojne numer te madh te grave qe t’i ndjekin shembujt e grave te tjera te cilat vecme jane ne politike”, potencoi Dimitrievska.
Lobi maqedonas i grave, LOGM, ESE, Qendra Maqedonase per Bashkepunim Nderkombetar, Antiko, si dhe shume asociata te tjera qytetare kontribuan shume per eliminimin e stereotipeve per rolin e grave ne shoqeri, vecanerisht ne mjediset rurale, qe rezultoi me sukses. Keshtu, ne komunat ku me heret nuk ka pasur asnje grua ne administrate, tani mes te zgjedhurave te cilat vendosin per ceshtjet kyce ne komune, ka perqindje te madhe te grave.
“Prezenca e grave ne keshillat komunale mendoj se do t’i zbuse marredheniet ne vete keshillat, ndersa mendoj se grate do te kontribuojne shume ne efikasitetin e punes se strukturave lokale duke e futur entuziazmin e vet”, thote Liljana Popovska, deputete dhe koordinatore e Lobit maqedonas te grave, duke shtuar se secila parti politike duhet maksimalisht ta shfrytezoje kapacitetin e grave ne rradhet e tyre.
Gjylimsere Kasapi, mendon se zgjedhjet lokale 2005 per gruan shqiptare eshte me rendesi te madhe jo vetem qe arriten te interesohet gruaja shqiptare per pjesemarrje ne strukturat vendosese, por gruaja shqiptare deshmoi se mund te fitoje.
“Ne kete mandat, keshillat komunale ne perberjet e tyre do te kene gjashte here me shume gra shqiptare se nga mandati i kaluar. Vecanerisht ehste rritur numri i grave keshilltare ne mjediset rurale, e na gezon edhe fakti se grate e zgjedhura jane nga te gjitha strukturat sociale. Por, fakti se ne parti te caktuara politike nuk arriten te jene ne vendet e para te listave kandiuese i hidheroi shume gra. Si do qe te jete, zgjedhjet lokale 2005 jane sukses i madh per gruan shqiptare”, potencoi Gjylimsere Kasapi.
Mes 28 per qind gra-keshilltare te zgjehdura per Keshillin e qytetit te Shkupit eshte edhe kengetarja Esma Rexhepova.
“Me shume e me shume Rome interesohen per politiken dhe per hyrje ne institucionet e sistemit ku ne menyre te drejteperdrejte do te mund te ndikojne ne vendimet te cilat sillen, e te cilat kane rendesi te madhe per te gjitha ne”, thote Rexhepova.
A u shkel neni 22 nga Ligji per zgjedhje lokale ne zgjedhjet lokale 2005?
Fakt eshte se keto zgjedhje lokale jane hap i madh per grate ne Maqedoni. Megjithate, mbetet e hapur pyetja sa eshte respektuar neni 22 nga Ligji per zgjedhje lokale me te cilein ehste garantuar prezenca e me se paku 30 per qind nga te dy gjinite e listave kandiduese dhe pse ne shume lista kandidatesh grate nuk kane qene ne tre vendet e para?
Neni 22 nuk u respektua ne teresi”, thote Savka Todorovska, kryetare e Lidhjes se Organizatave te Grave te Maqedonise. “Leshimi me i madh u be ne sqarimin plotesues te Komisionit Zgjedhor Shteteror deri te komisionet zgjedhore per zbatimin e nenit 22 dhe prezencen e gjinise me pak te perfaqesuar, ne kete rast grate, ne gjysmen e pare dhe te dyte te listave kandiduese. Konkretisht, leshimi me i madh u be rreth numrit te gjinise me pak te perfaqesuar ne listen per 15 anetare te keshillit, ku dy gjysmat u ndane ne perqindje joadekuate. Ne nga LOGM reaguam deri te Komisioni Zgjedhor Shteteror. Nga KZSH morem pergjigje qe matematikisht ishte e sakte, por jo edhe ligjor. Per ne nga LOGM ishte jologjike qe KZSH i anuloi komisionet komunale per shkak te shkeljes se nenit 22 nga Ligji per zgjedhje lokale, e te pranoje lista me te cilat Ligji per zgjedhje lokale nuk eshte respektuar deri ne fund. Do te thote, dikush duhej t’i shkarkoje anetaret e KZSH. Por, fuqia jone si sektor qytetar eshte t’i shohim situatat, te japim komente, por nuk jemi aq te fuqishem sa t’i ndryshojme”, sqaroi Todorovska.
“Vendi ne listen kandifuese eshte me rendesi te madhe. Keto zgjedhje treguan se grate mund te fitojne dhe dine ta arsyetojne vendin e larte ne listat kandiuese. te gjitha grate te cilat ishin ne tri vendet e para ne listat kandiuese jane zgjehdur per keshilltare”, shtoi Savka Todorovska.
|
|