VESHTRIME

PASOJAT NGA KATASTROFA E CERNOBILIT JANE FAKTOR SERIOZ PENGUES NE NDERTIMIN EKONOMIK TE UKRAINES

Njezet vjet na ndajne nga data e tmerrshme, 26 prill 1986, kur ndodhi katastrofa me e madhe teknologjike ne historine e njerezimit – avaria ne centralin berthamor ne Cernobil. Shume mire i kujtoj castet kur qytetaret ne Kiev moren vesh per avarine. Ekzistonte mosnjohuri e madhe. Me atomin nuk kishte kontakt askush pervec personave kompetent, e atehere u paraqiten terme te reja: radionuklide, ndotja me metale te renda, rrezatimi etj. Avaria shkaktoi ndotjen e me shume se 145.000 kilometra katrore dhe rrezatimi i popullates ne territorin e Ukraines, te Bjellorusise dhe te Rusise. Si pasoje nga katastrofa, vdiqen rreth 5 milione njerez, me nukleide radioaktive u ndoten rreth 5.000 pika banimi ne tre ish-republikat sovjetike, nga te cilat 2.218 fshatra dhe qytete ne Ukraine ku jetojne rreth 2,4 milione njerez. Por, ndikimi nga ndotja u ndje edhe ne Suedi, Norvegji, Poloni, Britanine e Madhe dhe ne shtetet tjera.

Per fat te keq, udheheqesia e atehershme e BRSS i fshehu informatat e verteta per katastrofen, qe shkaktoi dukuri dhe zgjerimin e informatave per pasojat e mundshme. Kjo, nga ana e vet, solli deri te paraqitja e tensionit te madh social-psikologjik mes popullates dhe mosbesimit ne informatat zyrtare. U formua komision qeveritar qe te menaxhoje me pasojat nga avaria, e cila vendosi te krijoje zone prej tridhjete kilometrave rreth centralit berthamor. Nga 27 prilli filloi evakuimi i banoreve nga qytetet Pripjat dhe Cernobil, nga qendrat rajonale dhe nga fshatrat dhe sipas te dhenave u evakuan rreth 100 mije njerez. Duhet te mbahet mend se havaria ne Cernobil dukshem e ndryshoi situaten me radioaktivitet e territoreve te dukshme ne shume vende evropiane.

Nga nje janari, te ketij viti, ne Ukraine 2.594.071 persona fituan statusin e te pesuarve gjate katastrofes. Me zvogelimin e numrit te pesuarve ne 19% per periudhen 1997-2006, qe llogaritet si e natyrshme, u paraqiten dy situata karakteristike. Sot, ne vend mund te numerohen 17.448 familje te cilat moren lehtesime, si pasoje nga humbja e perkujdesesit, vdekja e te cileve eshte lidhur me katastrofen e Cernobilit. Familjet te ketilla ka ne te gjitha rajonet ne vend.

Desha te theksoj se avaria ka ndikim edhe ne gjendjen shendetesore-demografike ne Ukraine, e cila ne territoret e ndotura radioaktive vazhdon te formohet ne kushte te krizes afatgjate demografike. Nga viti 1991 vdekshmeria e popullates filloi t’i tejkaloje lindjet. Ngadale zvogelohet vdekshmeria e femijeve qe kane pesuar, qe mund te pranohet si nje nga arritjet pozitive te shkences se mjekesise dhe praktikes ne Ukraine dhe nga aktivitetet e realizuara ne vend ne fushen e mbrojtjes kunder radioaktivitetit, mbrojtjes sociale dhe shendetesore, mbrojtjen e femijeve qe kane pesuar.

Humbjet e drejtperdrejta ne Ukraine per zvogelimin e pasojave te katastrofes se Cernobilit per llogarine e te gjitha burimeve per financimin ne periudhen prej 1986 deri me 1991 kap vleren prej 6 miliarde dollare. Sipas llogarive te specialisteve ukrainas humbjet e pergjithshme per Ukrainen deri me vitin 2015 arrijne 179 miliarde dollare.

Pesha e pasojave te katastrofes se Cernobilit sherbeu si faktor serioz pengues ne ndertimin ekonomik te shtetit tone te ri te pavarur. Permasat e humbjeve sociale-ekonomike te cilat i ndjeu Ukraina jane te pakrahasueshme me mundesite reale ekonomike te vendit per eliminimin e domosdoshem ne dhjete vitet e ardhshme, lidhur me cka eshte e nevojshme ndihme e metejshme nga bashkesia nderkombetare. Gjate kesaj, pesha e shpenzimeve, lidhur me likuidimin e katastrofes nga Cernobili, gjate shume viteve do te kete ndikim te dukshem negativ mbi ekonomine e vendit. Gjate kesaj, shteti i ri ukrainas kerkon ndihme nga ana e bashkesise nderkombetare, pasi qe katastrofa deshmoi se avarite e renda berthamore shkaktojne pasoja globale dhe ndikojne mbi interesat jetesore te shume vendeve. Resurset, te domosdoshme per tejkalimin e pasojave nga katastrofat teknogjene nga vellimi i tille, jane larg mbi kufijte e mundesive ekonomike dhe teknologjike te vendeve te vecanta dhe ekziston nevoja nga bashkimi i perpjekjeve te bashkesise boterore.

Shpallja e Ukraines per shtet te pavarur shkaktoi ndryshime pozitive ne skemen e bashkepunimit nderkombetar per zvogelimin e pasojave nga katastrofa e Cernobilit. mendoj se ne, njerezit nga shekulli XXI, vazhdimisht duhet ta perkujtojme Cernobilin, i cili ne menyren e vet paraqet dhe eshte shembull per ate se si njeriu duhet te jete i kujdesshem me zbulimet dhe mundesite e veta.

(autori eshte ambasador i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Ukraines ne Maqedoni)