Si deri te aktivitete te suksesshme “multi-kulti”
 

PARIMI I NEUTRALITETIT

 
Duke llogaritur se gjeneza e termit neutralitet nuk ka nevoje te sqarohet per shkak se lehte kuptohet, ne kete tekst do te perqendrohem vetem ne disa aspekte te neutralitetit, qe mund te kontribuojne per realizimin e suksesshem te projekteve nderetnike. Do te thote, fokusi do te jete ne: neutralitetin e ekipit projektues, neutraliteti ne vendin e aktivitetit tuaj kryesor dhe neutraliteti ne permbajtjen e mesazheve tuaja ne projekt. 

Para se gjithash, nga kendi i ciklit te projektit, neutraliteti duhet te shihet si komponente kryesore ne te gjitha fazat e zbatimit te nje projekti. Po ashtu nuk mund te kete rendesi me te vogel ne fazen e identifikimit, ndersa me te madhe se aktiviteti kryesor. Pse? Se pari, qe te filloni me aktivitete te cilat e mbajne idene dhe frymen e multikulturalizmit dhe ju si pjese kryesore nga rrefimi nuk duhet vetem ne menyre deklarative te deshmoni se jeni per nje pune te tille, por edhe duhet te tregoni me fakte te gjalla, te cilat me simboliken e tyre do ta afrojne grupin tuaj qellimor drejt qellimeve tuaja dhe qellimit te projektit.  

Cdo anesim i vogel simbolik i ekipit punues do te thote humbje e besimit nga ana e grupit qellimor. Gjate perberjes se ekipit projektues ne shpesh dime ta leme anash faktin se grupi qellimor me te cilin punojme duhet ne maksimum te jete i pranishem ne te gjitha fazat. Nese organizojme aktivitete me karakter nderetnik, e ekipi jone projektues perbehet nga strukture homogjene, atehere kemi ndertuar element vete shkaterrues, te cilin duhet ta eliminojme menjehere. Aq me shume, duhet te jemi te vetedijshem se askush nuk deshiron vetem numra te cilet do te sherbejne per te dhena statistikore ne rezultatet e projektit. Sa eshte struktura e ekipit me heterogjene, aq me pak ose me shume kane fuqi te njejte ne miratimin e vendimeve, aq me shume dyert tuaja do te jene te hapura, e me kete edhe sukseset tuaja do te jene me te medha. E gjithe kjo lidhur me barazine, por eshte vene ne kontekst te neutralitetit me qellim qe te deshmohet rendesia e simbolikes te veprave ose jo veprave tuaja.

Neutraliteti lidhur me vendin eshte i rendesishem nga shume aspekte. Askush nuk do te ndjehej mire ne vendin ku pjese nga identiteti i vet dhe ekzistimi perqeshen, nencmohen ose kercenohen, per shembull Marreveshja kornize e Ohrit paraqet nje lloj procesi i facilitimit dhe ai u nenshkrua ne Oher sepse ai vend siguronte kritere per eliminimin e ndjenjave te armiqesise. Mund te mbahej diku ne Evropen Perendimore, por rendesia e arritjes se Marreveshjes eshte me e madhe kur palet pjesemarrese ne marreveshje vete ne vendin e tyre e zgjidhin problemin e tyre. Mbi gjithe kete, qe te sigurohet neutraliteti, hapesira e brendshme po ashtu ka qene e rregulluar ne ate menyre qe simbolikisht tregon se eshte neutrale (jane larguar fotografite religjioze dhe patriotike qe kane mundur negativisht te ndikojne mbi negocuesit). Do te thote, sic e zgjidhni vendin ne aktivitetin tuaj kryesor, ju i determinoni kushtet per participim me te madh te grupit tuaj qellimor.

Nga ana tjeter, mendoj se eshte plotesisht pa pergjegjesi dhe joprofesionalizem qe seminaret, trajnimet dhe aktivitetet tona kryesore projektuese t’i zbatojme ne vende atraktive turistike. Ndonjehere me vete faktin qe do te merrni nje grup shqiptaresh nga Maqedonia perendimore dhe i dergoni ne ate lindoren, ju krijoni kushte per besim, e me kete i thyeni stereotipat. Neutraliteti ne kete kuptim lehte mund te sigurohet me planifikimin e aktiviteteve plotesuese per grupin e njejte, me kushte te ndryshuara, ku “nikoqiri behet mysafir”, por keto aktivitete duhet me heret t’i jene te njohura grupit. Keshtu pjesemarresit do te kene mundesi te drejtperdrejte te njihen me kulturen dhe vlerat e asaj bashkesie e cila vizitohet.

Neutraliteti ne kuptimin e permbajtjes se projektit per mua eshte ajo qe e determinon suksesin e nje trajnuesi. Sipas nje inercioni te cuditshem te huajt shume lehte mund te sigurojne neutralitet nga pjesemarresit gjate mbajtjes se trajnimeve. Edhe ky eshte proces normal, e ka rendesi edhe me te madhe per ne ne Ballkan, ku ne shume lehte jemi te hapur ndaj tyre dhe e shprehim mllefin tone, se sa qe do ta kishim bere para ndonje trajnuesi lokal. Sqarimi im per kete mendoj se eshte racionale dhe ka te beje me fitimin e simpative nga trajnuesi (i huaj) me bindjen se “ne kemi te drejte!”. Por, nese flisni per shembull, per dialog-sesionet, mendoj se te njejtet do te kene rendesi me te madhe nese ato i udheheqin trajnues te cilet jane “lokal”. E thash kete shumes sepse mendoj se nje i huaj mund te udheheqe dialog-sesione sensitive, por nese udhehiqet nga nje lokal, ata duhet te jene me se paku dy profesioniste te cilet do te sigurojne neutralitet me laramanin e identitetit te tyre. Do te thote, trajnuesit lokal profesional duhet te kene ndjenje te mire per ate qe ndodh rreth tyre, gjate kesaj duhet te jene te ndjeshem ndaj parimeve te barazise dhe neutralitetit dhe keshtu ata mund te jene nxites te shkelqyeshem te mirekuptimit, bashkepunimit dhe tolerances. Kjo eshte keshtu per shkak te faktit se ata kane edhe pervoja te tyre dhe njohje te kontekstit, te cilin mund ta perdorin si “xhoker” kur punet dalin nga binaret.

Shfrytezimi i vetedijshem dhe i pavetedijshem i deklaratave te njeanshme, mesazheve, duhet te eliminohen me ndihmen e vetevleresimit te perhershem dhe pranimin e kritikave nga bashkepunetoret. Per ndikimin e demshem nuk duhet te flitet, ndersa ndikimi i tyre negativ eshte me i madh gjate punes me femijet te moshes ne te cilen ata e kuptojne boten me mire dhe e krijojne personalitetin e vet.

Per parimin e neutralitetit ne projekte me te vertete mund te flitet shume, por une ketu do te ndalem dhe do t’i perdor rastet tjera per te inkorporuar dicka nga keto tema ne tjerat. Ne artikullin e ardhshem do te perqendrohem ne disa probleme te cilat paraqiten gjate zbatimit te projekteve nderetnike, si per shembull perdorimi i gjuheve dhe perkthimi gjate organizimit te seminareve dhe konferencave, si dicka qe shume shpesh jam pyetur koheve te fundit nga koleget e mi ne shoqerine civile.

Albert Hani, trajnues per menaxhimin e konflikteve